Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk caktoi seancë për shpërndarjen e Kuvendit pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve të OBRM-PDUKM-së, për shkak se deputetët paraqitën iniciativën nën emrin e vjetër kushtetues të vendit, deklarojnë nga Kuvendi.
Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski sot i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mbajë premtimin dhe të caktojë seancë, me qëllim të shpërndarjes së Kuvendit deri në mesnatë, kështu të pamundësojnë edhe mosmiratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.
Xhaferi, nga ana tjetër, sqaroi se kishte kërkuar afate optimale nga KSHZ për shpërndarjen e Kuvendit, nga ku mori përgjigje se afati i fundit është 16 shkurti, domethënë deri ditën e diel në mesnatë, me çka ka hapësirë për miratimin e Ligjit për PP i cili është kyç për integrimin evropian të vendit./telegrafi
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë