Prokuroria Themelore Publike i ka hedhur poshtë kallëzimet penale të OBRM-PDUKM-së dhe “Të Majtës”, kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, dhe deputetëve Bisera Kostadinovska dhe Mirosllav Bogdanovski, të cilit ishin pozitiv për COVID-19, por u paraqitën në Kuvend për të siguruar shumicë, për miratimin e ligjeve ekonomike anti-krizë.
Prokuroria gjithashtu ka hedhur poshtë kallëzimin ndaj Kuvendit të RMV-së si person juridik për veprat penale – shpërndarje të sëmundjes infektive, mosveprim sipas protokolleve shëndetësore gjatë pandemisë dhe vepër të rëndë kundër shëndetit të njerëzve. Nga PTHP thonë se kallëzimet janë refuzuar pasi ekzistojnë rrethana tjera, që e përjashtojnë ndjekjen penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga PTHP gjithashtu theksojnë se vendimi është dorëzuar edhe tek kallëzuesit, të cilët sipas nenit 288, paragrafi 2, të Ligjit për procedurë penale, kanë të drejtë ankese në afat prej tetë ditëve, në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...
Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...