Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, pas fjalimit të presidentit Stevo Pendarovski para deputetëve, tha se akoma është herët që të jepet vlerësim për punën e kryetarit të shtetit.
Ai tha se është për t’u përshëndetur qëndrimi i presidentit në lidhje me Ligjin e Gjuhëve, për të cilin tha se Komisioni i Venedikut e ka vlerësuar si kushtetues, përcjell telegrafi maqedoni.
Rashidi gjithashtu potencoi pjesë të fjalimit të Pendarovskit, që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe shtetin e robëruar nga pushteti i kaluar.
“Por, vetë fakti se ka dhënë rekomandim për pushtetin e ardhshëm të merret me gjyqësorin, të pastrohet prej gjykatësve të tillë është vetëm pranim se Qeveria e deritanishme nuk arriti seriozisht të merret me reformat në gjyqësor, ndërsa kjo është për shkak faktit se edhe në vetë pushtetin apo Qeveri, ka një faktor të trashëguar nga pushteti i kaluar, e cila është pengesë e madhe për reforma në gjyqësor”, deklaroi Rashidi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...