Sot herët në mëngjes ka mbërritur në Kuvend raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik ku kërkohet shkarkimi i Katica Janevës.
Sipas procedurës, kryetari i i Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Ilija Dimovski, duhet të caktojë seancën dëgjimore të Komisionit për të vendosur për fatin e raportit.
Pas kësaj kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të caktoj seancën parlamentare.
Sipas ligjit të PSP-së, emërimi i shefit të Prokurorisë bëhet pikërisht nga Kuvendi.
Raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë përfshin veprimet e ish-shefit të PSP-së në rastin “Perandoria”. Dje, Këshilli i Prokurorëve Publikë njëzëri miratoi raportin për shkarkimin e Janevës si shefe të PSP-së. Janeva gjendet në paraburgim pasi dyshohet në rastin “Haraçi”.
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...
Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arr...
Kurti në Tryezën e Dialogut Ndërfetar: Bashkëjetesa, vlerë t...