Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shumë kompleks, por i pakthyeshëm në të njëjtën kohë, por duhet që duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë. Në vij të njëjtë edhe kryeminsitri I Holkandës, I cili konfirmoi gjithashtu se për të nisur zyrtarisht konferencën e parë ndërqeveritare është thelbësore që të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë.
“E dimë shumë mirë që Franca, Gjermani, Holanda dhe gjithë janë absolutisht gati për tu ulur si BE në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociatave por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë. Unë e falënderoj mikun tim Mark për kontributin e tij personal me komunikimin me palën bullgare sikundër edhe të tjerët që po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta afrojnë pozicionin e Bullgarisë drejt zgjidhjes maksimalisht dhe mundësisht ta zgjidhin këtë çështje përpara se sa të mblidhet Këshilli Europian në dhjetor”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
“Jam i lumtur që ishim në gjendje të hedhin hapin e parë në procesin e anëtarësimit në BE. Po, është e drejtë që për të nisur zyrtarisht konferencën e parë ndërqeveritare është thelbësore që të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë, shpresoj që ta bëjmë këtë, do ta vizitoj Maqedoninë e Veriut. Do të jetë e drejtë, ju keni bërë aq shumë përparim në shumë çështje dhe kjo është arsyeja pse ne biem dakord tashmë që të fillojmë zyrtarisht këto negociata” , tha Mark Rute, Kryeministër i Holandës./alsat.mk/
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri