Pjesëtarë të Partisë Radikale Serbe kanë protestuar në Beograd kundër vizitës në shtetin serb të nënpresidentit amerikan Joe Biden.
Kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel ka thënë se Biden është i padëshiruar në Serbi pavarësisht pritjes së ngrohtë që iu bë nga zyrtarët e shtetit.
Sipas mediave serbe, protesta është mbajtur para selisë së Kuvendit të qytetit të Beogradit.
Shumica e të mbledhurve përfshirë edhe Sheshelin kanë apsur të veshur fanella me figurën e Donald Trump dhe me mbishkrimin në anglisht “Votoni për Trump-in…”.
Sheshel ka thënë se populli serb nuk e do Biden e urren si dhe e mban mend rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-së në Serbi në vitin 1999 si dhe për lobimin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast Sheshel u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në SHBA që për president ta votojnë Donald Trump.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...