Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka komentuar dje kërkesën e Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski, që Sofja të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve maqedonas gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Interesimi i Pendarovskit për historinë është i lavdërueshëm, por ai duhet të qëndrojë në të vërtetën historike”, tha Radev dhe kujtoi se “politikanët në Maqedoninë e Veriut u detyrohen qytetarëve të tyre tu thonë të vërtetën për historinë e tyre”.
“Historia e tyre, e cila është e mbuluar me manipulime dhe gënjeshtra për një dekadë. E vërteta për çështjen hebraike, e vërteta për persekutimin dhe represionin e bullgarëve maqedonas për dekada”, shtoi Radev.
Presidenti bullgar tha gjithashtu se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Besoj se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e tyre evropiane, kërkon që marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë të çlirohen nga ideologjitë e totalitarizmit”, tha Radev.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...