Sot ajri në Shkup është më i pastër falë erës dhe reshjeve të shiut. Për sot ishte paralajmëruar protestë për ajër më të pastër në Shkup, por siç thanë organizuesit, ajo është anuluar për ndonjë ditë tjetër për shkak të interesimit të vogël të qytetarëve për pjesëmarrje në të.
Kryetari i Qytetit të Shkupit shprehu gatishmëri për t’ju bashkangjitur protestuesve në marshin e tyre kundër ndotjes së ajrit.
Kryeqyteti i Maqedonisë ka problem serioz me ndotjen e ajrit, ndërsa kryetari aktual gjatë fushatës zgjedhore dha premtime serioze për zgjidhjen e këtij problemi. Por, sa mund të jenë reale pritjet për ndryshime kur vetë qytetarët nuk dalin qoftë edhe në një protestë, ndërsa shkupjanët janë të ndarë në mendimin e tyre për shkaqet e ndotjes së ajrit./Telegrafi/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale