Qeveria Teknike e Maqedonisë ka bërë ndryshime kadrovike, edhe pse detyra e saj ishte vetëm organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.
Angella Atanasova është hequr nga posti i drejtoreshës së Drejtorisë për kundërzbulim financiar dhe ky ndryshim është publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 28 prill ku është publikuar vendimi qeveritar për shkarkimin e saj.
Ajo ishte gjashtë muaj në këtë pozititë, ndërsa më parë ka punuar në Gazetën Zyrtare. Askush nga qeveria nuk është përgjigjur për këtë ndryshim, kurse nga Ministria e Financave thonë për Tv Telma se nuk kanë përgjegjësi për drejtorin e kësaj drejtorie, edhe pse është pjesë e kësaj ministrie.
Ndryshimi i Atanasovës është bërë në mënyrë jotransparente pasi që nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkaqet e këtij hapi qeveritar, thonë nga ky televizion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...