Qeveria e Serbisë miratoi sot pagesën e një granti prej 300 mijë dinarësh (2558.90 euro) për të arrestuarit në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve, raporton Danas.
Këtë ndihmë financiare, Serbia thotë se e ndan për të arrestuarit për “procese penale të fabrikuara, të nisura me qëllim, përndjekje politike”.
“Qeveria e Serbisë ka miratuar një Konkluzion për pagesën e kësaj ndihme financiare të njëhershme personave në burgje dhe paraburgim nga autoritetet në Prishtinë në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë.
“Ndihma u dedikohet atyre ndaj të cilëve po zhvillohet një procedurë penale e fabrikuar për krimet e dyshuara të kryera gjatë konflikteve të armatosura të viteve 1998-1999 kundër shqiptarëve në Kosovë , si dhe në procedura të tjera të fabrikuara penale të nisura me qëllim të përndjekjes politike”.
Po ashtu, thuhet “se në këtë mënyrë do të sigurohet ndihma e njëhershme financiare në vlerë prej 300 mijë dinarë për personat që për këto arsye ndodhen në burgjet dhe njësitë e paraburgimit në Kosovë, sipas evidencës”.
Pagesa e kësaj ndihme të njëhershme do të bëhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...