Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 101-të të Qeverisë.
Ata njoftuan se prej më një shtator mësimi fillon me prezencë fizike në të gjitha shkollat dhe theksuan se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin mental dhe për mbajtjen e nivelit të cilësisë së mësimit dhe socializmin e nxënësve është që ata të jenë në klasë dhe ajo do të realizohet këtë vit mësimor.
“Hapja e shkollave është rekomandim edhe i UNICEF-it. Janë përgatitur protokollet e nevojshme për mbrojtje. Shkollat gjithashtu. Përvoja nga viti i kaluar me mbajtjen e mësimit të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë tregoi se shkollat kanë kapacitet ta zbatojnë procesin arsimor edhe në këto kushte dhe nuk ka dyshim se do të jetë kështu edhe këtë vit”, u theksua në konferencën për shtyp.
Ndryshe, në mbledhjen e fundit Qeveria miratoi ndryshime dhe plotësime të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Me këto ndryshime lejohet organizimi i ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, ngjarje kulturore, puna e restoranteve, kafeneve, bastoreve, koncerteve, seminareve, punëtorive dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga COVID-19.
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...