Qeveria edhe më tej nuk ka qëndrim rreth ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit që në Kuvend e dorëzoi një pjesë e deputetëve.
Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski nuk zbuloi nëse ndonjëri nga ministrat gjatë debatit rreth kërkesës, ka mbështetur apo refuzuar, si dhe kush është shprehur kundër.
Nismëtarët e ndryshimeve konsiderojnë se vendimi aktual i vitit 2008 është shumë kufizues si për duhanpirësit ashtu edhe për hotelierët. Me ndryshimet, në hapësirat publike do të pihet duhan, por vetëm në ato vende që i ka caktuar përgjegjësi dhe kjo hapësirë të mos jetë më e madhe se 30% i kapacitetit të plotë të objektit.
Qeveria ka kërkuar informatë lidhur me fluturimet e subvencionuara, por nuk zbuloi nëse do të vazhdojë ndihma shtetërore për kompanitë me buxhet të ulët.
Që të intensifikohen rekomandimet nga plani 3-6-9, në seancën e djeshme, qeveria u ka rekomanduar të gjitha institucioneve përkatëse që të fillojnë t’i marrin parasysh dhe të veprojnë lidhur me të gjitha vërejtjet e deritanishme të avokatit të popullit.
Avokati i popullit ndër vite kishte vërejtje se qeveria e mëparshme fare nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e tij.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania