Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve për sistemim të vendit të punës dhe urdhrave për kryerjen e punëve dhe detyrave të marra nga ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
Siç njoftojnë nga qeveria, janë shfuqizuar vendimet e 14.02.2020 me të cilën Ivana Kitanovska sistemohet në vendin e punës bashkëpunëtor specialist të sistemit në Sektorin për punë të përbashkëta Byronë për Siguri Publike sistemohet në vendin e punës inspektor i lartë për kontrolle kufitare në BSP dhe vendimi nga 06.02.2020, me të cilin Aleksandar Matovski sistemohet në vendin e punës polic në SPB Tetovë, SPB Tetovë në BSP.
Qeveria e shfuqizoi edhe urdhrin e datës 17.02.2020 me të cilin Vice Stoleski angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës shef i Sektorit për Siguri Informative, si dhe urdhrin e datës 17.02.2020 me të cilin Zoran Janakqiev angazhohet të kryejë punë dhe detyra nga vendi i punës komandant i Njësitit për sistemim të shpejtë në Sektorin për operacione policore speciale në Sektorin për operacione policore speciale në BSP.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...