Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëpret vendimin e sotëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) që është në favor të shtetit dhe konfirmon se ankesat e parashtruesve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.
“Argumentet e Qeverisë për papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJEDNJ. Ndryshe nga pretendimet e kërkuesve, GJEDNJ nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).
Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ i referohet 6 rasteve të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me pretendime për shkelje të KEDNJ sipas nenit 5 dhe nenit 6. Me vendimin, Gjykata konsideron se ankesat e parashtruesve janë të papranueshme në parim për shkak të mospërdorimit të mjeteve juridike vendore.
Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Qeveria e shfrytëzon këtë mundësi për të ritheksuar përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vlerave që e mbështesin ato. Si vend që po zhvillon negociata me BE-në me qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, theksojmë se sundimi i ligjit është një nga prioritetet më të larta”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Ankesat të paraqitura në Gjykatën e Strasburgut kanë të bëjnë me faljen e ish-presidentit Gjorge Ivanov për më shumë se 50 persona.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...