Subvencione prej 10 milionë eurosh për fermerët, dhe shpallje shtesë të subvencioneve për bletarët dhe zonat e mbjella, me material faror të certifikuar. Këto janë veprimet e fundit të qeverisë pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve lokale për në tetor.
Përveç subvencioneve, ka shpallje aktive për 300 vende pune në administratën publike. Gjysma e tyre janë planifikuar në Ministrinë e Sistemit Politik, të kryesuar nga Artan Grubi. Pas njoftimit të qeverisë se ka paguar dhjetë milionë euro nga buxheti i shtetit në emër të subvencioneve, ne pyetëm nëse ky është ryshfet parazgjedhor?
Pagesa e subvencioneve para garës zgjedhore u kritikua ashpër nga LSDM-ja derisa ishte në opozitë. Por, pushteti aktual tani nuk u përgjigj në pyetjet tona. Në vend që të përgjigjen nga Qeveria, përgjigje morëm nga Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë.
Pagesa justifikohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese katër vjet më parë, me të cilin u shfuqizua ndalimi i pagesës së subvencioneve në prag të zgjedhjeve.
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...