Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dje ka takuar Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në ku ka qenë si mysafir i partive shqiptare duke kërkuar nënshkrimet për marrjen e mandatit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit me Aleancën për Shqiptarët Oliver Spasovski nga LSDM tha se ka qenë takim konstruktiv dhe se janë duke shqyrtuar për një qeverisje më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.
Pas takim me Ali Ahmetin e BDI-së, Zoran Zaev tha se janë tejkaluar dallimet me BDI-në dhe se tani duhet vetëm disa ndryshime që duhet t’i bëjnë ekspertët në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe. Gjithashtu Zaev tha se ndryshimet nuk do të tejkalojnë Kushtetutën e Maqedonisë.
Edhe Ali Ahmeti pas takimit me Zaev tha se gjërat janë në duar të ekspertëve që do të plotësojnë ligjin dhe se gjuha shqipe do të jetë zyrtare.
Granit Xhaka shpreh ngushëllime për Jotan dhe vëllaun e tij
Theo Francken: Belgjika mbështet praninë e Atasheut të Mbroj...
Ushtarët nga Shqipëria dhe Maqedonia trajnohen për kontroll ...
Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i in...
Premier League pas vdekjes së Jotas: Futbolli ka humbur një ...
Presidentja Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Lu...