Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendim ku sigurohen 98 milion denarë në luftimin kundër ndotjes së ajrit, që bëhet prioritet strategjik i Qeverisë.
“Është sjell vendimi ku ulja e ndotjes së ajrit do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm. Si fonde fillestare për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2019, parashihen 98 milion denarë, me një rekomandim për të siguruar fonde shtesë për këtë program për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese të komunitetit të donatorëve” thuhet në kutmesën e shërbimit qeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e 103-të, Qeveria ka shqyrtuar edhe propozim-planin dhe masat për krijimin e Programit për reduktimin e ndotjes së ajrit në kuadër të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Për këtë qëllim, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave të përfshijë Programin për reduktimin e ndotjes ajrore në propozimin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...