Me ftesë të kryeministrit Zaev, Qeveria mbajti takim me përfaqësues të të gjitha partive politike që përbëjnë shumicën parlamentare në Kuvend.
“Të gjithë partnerët e koalicionit ishin të pranishëm në takim dhe shprehën mbështetje ndaj Qeverisë dhe kësaj shumice qeveritare. Shumica parlamentare është stabile”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Ata shtojnë se bashkërisht u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare.
“Zgjedhje të tilla do të ta vendosnin vendin në krizë politike, ekonomike, shoqërore dhe krizë sigurie, por po ashtu do t’i bllokojnë edhe proceset e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në fund të njoftimit thuhet se partnerët e koalicionit të shumicës parlamentare janë njëzëri se Maqedonisë së Veriut i nevojitet qeveri që jep rezultate në interes të qytetarëve, posaçërish në kohe pandemie dhe krizës së energjisë me kurs të qartë euroatlantik./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...