Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut do të raportojnë në seancën qeveritare për bojkotin e marketeve, pas çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Raporti do të përcaktojë masat që mund të merren.
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha detaje për masat, por propozoi që të gjitha supermarketet të publikojnë çmimet e produkteve në uebfaqet e tyre, për t’i bërë ato transparente dhe të lehta për t’u krahasuar nga qytetarët.
Përveç marketeve, do të diskutohet edhe për operatorët ekonomikë si barnatoret dhe dyqanet e teknologjisë. Inspektorati ka përfunduar kontrollet gjashtëmujore, duke përfshirë distributorët, furnitorët dhe tregtarët, raporton Alsat-M.
Për shkak të çmimeve të larta, qytetarët kanë bojkotuar marketet dy javë me radhë, ku shitjet ranë me 46% dhe 22%.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...