President rus Vladimir Putin u shfaq ka vizituar spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës ku pacientët po trajtohen për koronavirusin e ri.
Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi.
Edhe pse nuk ka shumë të infektuar, autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.
Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër.
Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Spitali do të kushtojë 100 milionë euro.


Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...