Dy partitë maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM janë afër për marrëveshjes për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare. Kompromisi kërkohet mes kërkesës së opozitës maqedonase për prill apo maj të vitit të ardhshëm dhe ofertës së pushtetit që zgjedhjet të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.
Opozita maqedonase nuk është e kënaqur që pushteti ka nisur të mendojë për zgjedhje para kohës së rregullt në dhjetor të vitit 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski ashtu si kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk zbulon nëse do të insistojnë të hiqen disa njësi zgjedhore. E rëndësishme është, thonë ata, që të pranohet vërejtjet e OSBE-së.
Edhe LSDM insiston për këtë duke thënë se për shkak refuzimit të Mickoskit nuk ka pasur mundësi që këto çështje të hapet në takimin e dy kryetarëve të partive maqedonase. Të dy partitë maqedonase vërtetojnë se grupet punuese kanë takime dhe dakordohen për reformën në legjislacionin zgjedhor.
Pas zgjedhjeve presidenciale, OSBE doli me disa rekomandime për Kodin Zgjedhor. Ata sugjerojnë ndryshime në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore, në Kodin Zgjedhor, në procedurën e ankesës. Përveç kësaj, LSDM dhe disa parti më të vogla, kërkojnë që ndryshime më të mëdha te modeli zgjedhor: një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Për Bashkimin Demokratik për Integrim modeli me 3 njësi zgjedhore është më i përshtatshëm.
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?