Dy organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë sot sërish kanë mbajtur protestë paralajmëruese gjatë kohës së pauzës.
Ata kërkojnë që t’u paguhet paga e shtatorit, të mos vonohet pagesa e pagave në të ardhmen, të përmirësohen kushtet e punës dhe shteti të përdorë shërbimet e tyre dhe të mos punësojë posta private, për të rritur të ardhurat e tyre.
Kryetari i njërës sindikatë të Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, sqaroi se protestën e mbajnë për shkak të vonesës së pagave, të cilat është dashur të paguhen më së voni deri më 15 tetor.
Ai paralajmëroi se nëse nuk paguhen pagat deri të martën, të gjithë punonjësit e Postës së Maqedonisë do të mbajnë protestë para Qeverisë.
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...