Policia e Shqipërisë dje konfirmoi se Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga Maqedonia më 11 nëntor, pastaj u largua për në Mal të Zi.
Policia serbe deri tani nuk ka folur për këtë rast, ndërsa mediat në Podgoricë shkruajnë se Gruevski nga Mali i Zi shkoi në Serbi dhe pastaj në Hungari.
Ministria e Brendshme e Malit të Zi të premten tha se Gruevski ishte në Mal të Zi më 11 nëntor dhe u largua nga shteti në të njëjtën ditë.
“Policia malazeze për këtë rast ka respektuar plotësisht me procedurat ligjore,” thonë ata, pa zbuluar se ku fshihej Gruevski pas largimit nga vendi i tyre.
“Nikolla Gruevski më 11 nëntor 2018, rreth orës 19:11 u largua nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes kalimit kufitar Hani i Hotit dhe u nis për në Mal të Zi si udhëtar në një automjet me numër të regjistrimit CD1013A, pronësi e ambasadës hungareze në Tiranë” thuhet në deklaratën e policisë së Shqipërisë, përcjell telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se urdhri i Interpolit për arrestimin e Nikolla Gruevskit nuk është botuar të njëjtën ditë.
Gjatë ditë së sotme, po jepen informacione se avioni i parë i Orbanit ka fluturuar nga Beogradi në ditën që ai ka kërkuar azil.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...