Protestuesit s’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë, vendosin për të shkuar edhe në një lokacion të ri
Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të Serbisë, organizatorët kanë bërë me dije se lokacioni do të ndërrohet për arsye sigurie dhe se do të nisin tubimin në sheshin “Slavija”.
Siç raporton N1, ka informacione se protesta do të jetë ende edhe para Kuvendit, por se një skenë do të ngrihet edhe te “Slavija”.
Studentë dhe qytetarë janë drejtuar drejt Kuvendit të Serbisë nga katër lokacione.
Aktualisht, një numër i madh njerëzish janë në rrugët e Beogradit dhe nuk është më e mundur të afrohen para parlamentit serb.
Lexo edhe:
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...