“Do të shihemi sërish me 5 janar në të njëjtin vend”, u tha të shtunën në mbrëmje në Beograd, në protestë e katër me radhë, ku morën pjesë rreth pesë mijë persona.
Në këtë protestë u kërkua dorëheqja e Ministrit të Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç. Ndërsa u kërkuar nga Presidenti i Serbisë që të vijë dhe ti vizitojë dhe t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. Pasi kishte qenë vetë ai që kishte thënë se kur të bëheni së 5 mijë atëherë do të ju marrë parasysh.
“Kërkesat e tyre nuk do të përmbushen derisa nuk janë së paku pesë mijë të pranishëm në protestë”, kishte thënë Vuçiq javë më parë.
Sipas disa vlerësimeve të bëra nga portali kroat “Indexhr”, 50.000 njerëz u mblodhën në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër Vuçiqit.
Me kërkesën që të dorëhiqet Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, që të zbardhen rastet e vrasjeve, zbardhja e rastit të vrasjes së Kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Oliver Ivanoviq si dhe zbardhjen e rastit të sulmit ndaj Borko Stefanoviçit dhe gazetarit Milan Jovanoviç i cili ishte djegur në një shtëpi për shkak të raportimeve për abuzime në Grocka të Beogradit.

Ministri i Brendshëm, Stefanoviç iu përgjigj protestuese duke u thënë se më mirë do të ishte sikur tani të merrej me hetimin dhe nxënien e kriminelëve që kanë kryere vrasjet se sa të merrej me numërimin e tyre (protestuesve) të cilët kanë filluar protestat para 4 javësh.
Protestat në Beograd të shtunën kanë bërë 4 javë që kanë filluar. Protesta e parë ishte nën thirrjen “Ndali kamishat me gjak”, e cila u mbajte me rastin e sulmit ndaj Kreut të Partisë së majtë të Serbisë Borko Stefanoviqit./Insajderi.com
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...