Policia serbe ka arrestuar 35 demonstrues që morën pjesën në protestat e dhunshme në Beograd mbrëmjen e së dielës.
Protestuesit u arrestuan me akuzën e tentativës për të sulmuar institucionet shtetërore.
Nga trazirat në kryeqytetin serb u plagosën edhe disa punonjës policie, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë, sipas mediave serbe.
Protestuesit rrethuan mbrëmë godinën e Bashkisë së Beogradit për të shprehur revoltën ndaj asaj që ata e quajnë mashtrim në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën në një ditë më 17 Dhjetor në Serbi.
“Serbia kundër dhunës”, grupi kryesor i opozitës serbe, kundërshton rezultatin e zgjedhjeve që i dhanë sërish fitoren Vuçiçit dhe i konsideron të vjedhura.
Protestuesit hodhën sende të ndryshme në godinën e bashkisë dhe tentuan të hynin brenda.
Policia krijoi një rrethim dhe përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Mbrëmë vonë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 35 demonstrues u vunë në pranga pas protestave./tvklan.al
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...