Dhjetëra protestues, simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sot pasdite para Gjykatës Penale, për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimeve për paraburgim të shqiptuara nga kjo gjykatë, për pjesëmarrësit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shkruan alsat m.
Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve dhe theksuan se e gjithë kjo paraqet revanshizëm politik. Ata akuzuan pushtetin e Zaevit se me këto arrestime po konfirmon se është kundër shtetit dhe popullit maqedonas./alsat m
Tentim vrasje në Prishtinë
Pesë iranianë të vrarë në sulmet e SHBA ndaj anijeve në Ngus...
Irani konfirmon se po shqyrton propozimin e SHBA-së për t’i ...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Rama ndan pamje nga J...
Zgjedhjet e parakohshme, fillon periudha për akreditimin e v...