Google ADS

Protesta për dhe kundër qeverisë në Serbi

21:39 | 12 Prill 2025
Q L

Në Novi-Pazar të Serbisë po vazhdojnë protestat kundër qeveritare, ndërsa në përkrahje të presidentit dhe qeverisë, nga i gjithë vendi qytetarët po shkojnë drejt Beogradit.

Në Serbi po mbahen protesta, si pro qeveritare, si antiqeveritare. Në Beograd në ditën e dytë të tubimit që e kanë quajtur ‘Nuk do ta japim Serbinë’, ku do të prezantohet, siç pritet, Lëvizja Kombëtare, pritet që të flasë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Një numër i madh i qytetarëve kanë udhëtuar për në Beograd nga të gjitha anët e Serbisë në përkrahje të presidenti të Serbisë dhe qeverisë.

Në Beograd, në tri pika të ndryshme janë ngritur skena me programe të ndryshme muzikore me skenën kryesore para Asamblesë Kombëtare, dhe dy skena tjera, njëra në Sheshin Nikolla Pashiq, dhe tjetra pranë kishës së Shën Markut.

Ndërsa në Novi Pazar, studentët kanë organizuar një protestë anti-qeveritare 12-orëshe. Ajo ka nisur në orën 11 para Universitetit shtetëror dhe do të zgjasë deri në orën 23.

Ata kanë bllokuar udhëkryqet pranë hyrjes në qytet për të parandaluar autobusët që të shkojnë drejt Beogradit për përkrahjen pro-qeveritare por që ka ndërhyrë policia.

Protestat e vazhdueshme në Serbi janë nxitur nga shembja e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad ku jetën e humbën 16 persona. Ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor 2024. Aktivistët po e fajësojnë korrupsionin qeveritar dhe mungesën e llogaridhënies për ngjarjen dhe po kërkojnë ndryshim./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm