Në Tetovë sot vazhduan protestat për shtrenjtimin e rrymës elektrike për 7.4%.
Në sheshin “Iliria” qindra protestues kishin dalë ku kërkoni anulimin e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtimin e rrymës, uljen e çmimit për 46 për qind, tatim të vlerës së shtuar më të ulët dhe shpërbërjen e Komisionit.
Kërkesat e protestuesve ishin këto: 1) KRRE të shfuqizojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, 2) Qeveria të ndaloj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe të jap fund sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit, 3) Kuvendi të zhbëj KRRE-në si organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...