Në Shkup sonte në ora 19:00 ka nisur protesta në ditën e shtatë kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve.
Ndërkohë, në Kuvend nesër do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër