Bashkimi Evropian i kërkoi Serbisë të mërkurën që të respektojë vlerat themelore, të cilat janë në zemër të “projektit të përbashkët evropian”, si dhe të ulë tensionet.
Ky reagim i Brukselit erdhi pas paralajmërimeve për një tubim të madh që do të mbahet në Beograd më 15 mars, ku autoritetet serbe parashikojnë mundësinë e “dhunës”, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar me arrestime.
BE-ja theksoi se liria e tubimit është një e drejtë themelore që duhet të respektohet.
Po ashtu, Bashkimi Evropian vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe transparente.
Zyrtarët e Brukselit po e monitorojnë me kujdes situatën politike në Serbi dhe mobilizimin e studentëve dhe grupeve të tjera. Ata e mohojnë akuzën e Vuçiqit që Perëndimi është pas “revolucionit shumëngjyrësh” dhe theksojnë se dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë sulmet ndaj BE-së, nuk janë të përshtatshme në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian.
Studentët serbë kanë bërë thirrje për një tubim masiv më 15 mars në Beograd dhe tashmë janë nisur drejt kryeqytetit nga qytete të tjera. Ata protestojnë prej katër muajsh, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi në Novi-Sad, ku humbën jetën 15 persona.
Protestuesit kërkojnë publikimin e dokumenteve lidhur me rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi-Sadit dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës për aksidentin.
Autoritetet serbe pretendojnë se kanë përmbushur kërkesat e studentëve, por një raport nga Senati i Universitetit të Beogradit e mohon këtë./rtsh.al
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...