Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e sotme “Ultimatum, JO faleminderit” njoftoi se nga nesër do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez.
“Nesër do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.
Në protestën, e cila për momentin po zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa incidente, kërkohen dorëheqje e Qeverisë e cila, siç thanë të pranishmit, ka dorëzuar në Kuvend kornizën e turpshme të negociatave.
“Vija jonë e kuqe është Kushtetuta”, tha Ivica Bocevski, i cili foli në protestë, duke u thënë liderëve të partive opozitare se ata janë bastioni i fundit i popullit dhe shtetësisë maqedonase dhe të tubuarit në protestë do të jenë mbrojtja e tyre dhe do t’i mbështesë ata të vazhdojnë në mënyrë që të mos ketë ndryshim të Kushtetutës që do të marrë parasysh kërkesat bullgare.
Protesta filloi para Qeverisë, më pas të pranishmit shkuan në Ministrinë e Drejtësisë dhe te Kuvendi, ku në orët e vona të pasdites Qeveria dërgoi propozim-kornizën e negociatave, por nuk është caktuar ende seancë./Telegrafi/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...