LSDM paralajmëron se ka përgatitur zgjidhje për deputetët të cilët për të ardhur në Kuvend udhëtojnë nga qytetet tjera dhe për këtë detyrohen të marrin shpenzime shtesë për rrugë.
Nga LSDM thonë se zgjidhjet e tyre do të jenë më të pranueshme financiarisht për buxhetin, ndërsa të njëjtat janë dërguar tek të gjithë koordinatorët partiak për shqyrtim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Njëri nga propozimet nënkupton që ndarja e këtyre mjeteve të mbetet në fuqi, por të rritet kontrolli për të evituar abuzimet eventuale.
“Problemi më i madh në mënyrën aktuale të ndarjes së shpenzimeve është abuzimi me sistemin. Ka pasur dhe ka deputetë që nuk udhëtojnë çdo ditë, ndërkaq marrin mjete për udhëtim. Me masa dhe mekanizma që do ta pengonin këtë, në mënyrë drastike do të ulej shuma e mjeteve për udhëtim që jepet në nivel mujor”, tha Tomisllav Tuntev nga LSDM.
Ai tha se ka edhe tre masat tjera që nënkuptojnë akomodimin e deputetëve në afërsi të vendit të punës.
“Alternativën e dytë që ua ofrova kolegëve të mi, është dhënia në shfrytëzim e banesave zyrtare shtetërore. Kemi ndërmarrje për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste, kjo ishte praktikë më herët”, tha Tuntev.
Alternativa e tretë është dhënia e kompensimit për jetë të ndarë dhe marrja me qira e banesës. Alternativa e katërt është akomodimi në hotel me tender, për të cilin do të vendosë Kuvendi.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin