Prokororia Themelore informon se pas urdhrit për hetime, Ministria e Punëve të Brendshme e ka njoftuar Prokurorin Publik se në hapësirat e “Makedonija lek” janë gjetur vaksina MRP me deklaracione të gabuara dhe të cilat akoma nuk janë asgjësuar.
Prokurori Publik ka dhënë urdhër për sigurimin e tyre për nevojën eventuale të procedurave hetimore në të ardhmen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vaksinat do të llogariten dhe sigurohen, ndërsa do të mbeten në hapësirat e ‘Makedonija lek’, pasi atje ka kushte adekuate për ruajtjen e tyre. Kontrollet në lëndën e hapur do të vazhdojnë për konfirmimin e plotë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndryshe, Prokuroria Themelore më herët hapi lëndë për vaksinat MRP, pasi u zbulua se ka pasur prej tyre me afat të skaduar.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...