Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk planifikon të thërrasë takim liderësh.
“Edhe vetë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në deklaratën për mediat thotë se presidenti i shtetit nuk është lider i ndonjë partie politike, ndërsa ai kërkon konvokimin e takimit me liderët e partive”, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit.
Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev dje paralajmëroi mbajtjen e një takimi të liderëve deri në fund të këtij viti. Tha se pret ta konvokojë shefi i shtetit Stevo Pendarovski, por nëse nuk ndodhë kjo, ai do ta ndërmarrë këtë nismë.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë nëse takimin e liderëve e organizon presidenti.
Edhe Zaevi, edhe Mickoski dakordohen se në takimin e liderit duhet të bisedohet për krizën nga coronavirusi, eurointegrimet dhe çështje të tjera me interes për qytetarët.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...