Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.
Mësohet se Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, ndërsa të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Agjenda e plotë:
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç./abcnews.al
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...