Në mbledhjen Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet në mënyrë të plotë edhe çështja e integrimin të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, krahas rolit të Bullgarisë në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Në këtë mbledhje pritet që sërish Bullgaria të shprehet pro Shqipërisë ndërsa ndaj Maqedonisë së Veriut i janë vënë disa kushte në mënyrë që të jepet drita jeshile për negociatat. Sipas parashikimeve qeveritare kjo vendimmarrje mund të merret në muajin korrik pas bisedimeve që pritet të nisin Sofja dhe Shkupi.
Lideri i njërës prej partive që janë pjesë e qeverisë se koalicionit te kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, Slavi Trifonov vendosi si kushte për heqjen e vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut që Shtetet e Bashkuara të heqin vizat për qytetarët bullgarë dhe që Bullgaria të pranohej në zonën Shengen pa kontrolle kufitare. Këto kërkesa nuk kanë gjetur përkrahje nga pjesa tjetër e liderëve të partive në koalicion.
Petkov ka thënë se përveç mosmarrëveshjeve historike në mes të dy vendeve, për të është e rëndësishme që të forcohet partneriteti në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës. Bullgaria po bllokon fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE qe nga muaji nëntor i vitit 2020. Argumenti i Bullgarisë është se korniza për negociatat midis Shkupit dhe BE-së nuk pasqyron kërkesat qe gjuha e folur nga maqedonasit për t’u quajtur gjuha zyrtare e Maqedonisë së Veriut, dhe për njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari.
Plani i kryeministrit Petkov tani është që të nisë bisedimet mbi transportin, biznesin, kulturën dhe sigurinë – fusha ndoshta më të rëndësishme për procesin e zgjerimit. Ekipet e ekspertëve pritet të japin rezultatet e tyre deri në fund të presidencës franceze të BE-së në korrik 2022. Komisioni i historianëve nuk ka asnjë afat dhe supozohet të vazhdojë punën gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.
Megjithatë, kërkesat e Sofjes nuk janë të pabaza. Rreth 120,000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u është dhënë shtetësia bullgare, 12 herë më shumë se vllehët, të cilët gëzojnë statusin e pakicës sipas kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Këto 120,000 mije shtetas maqedonas jetojnë tashmë në Evropën Perëndimore. Pasaportat bullgare shpesh fitohen duke u dhënë ryshfet zyrtarëve bullgarë dhe duke falsifikuar dokumente familjare./klannews/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë