Nga sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia dhe nga shtetet tjera por vetëm duhet që udhëtarët të kenë bërë testin për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, Serbia ka vendosur që udhëtarët që futen në vend nuk duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore, si ishte deri tani.
Qeveria e Serbisë ka vendosur edhe për lejimin e qarkullimit të aeroportit “Nikolla Tesla” në Beograd. Masat tjera lehtësuese për transportin ndërurban janë sjellë më herët dhe tanimë Serbia i kthehet normalitetit.
Pas këtyre masave, Serbia klasifikohet si shtet me gjendje stabile epidemologjike.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?