Gjykata Penale në Shkup informon se është pranuar aktakuza për rastin “Haraçi”. Kjo erdhi pasi që Këshilli për vlerësim të aktakuzës solli vendim në bazë të raportit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Ligji për Procedurë Penale nuk parasheh ankimim kundër këtij vendimi. Pasi të jetë aprovuar aktakuza, do të ngrihet rast penal, ndërsa sipas sistemin AKMIS do të përcaktohet veprimet e mëtutjeshëm, dhe pasi të jetë caktuar seanca dëgjimore publike, palët dhe publiku do të njoftohen me kohë”, informojnë nga Gjykata Penale në Shkup.
Në rastin “Haraçi” të akuzuar janë Bojan Stojanovski-Boki 13, Katica Janeva, si dhe Zoran Milevski-Zoki Kiçeec./Telegrafi/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro