Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska në konferencë për shtyp bëri të ditur se sipas Rregullores, janë pranuar tre kandidatura për kryetar të LSDM-së nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ajo theksoi se afati për paraqitjen e kandidaturës skadon sonte, ndërsa deri tani janë parashtruar katër kandidatura.
“Sot sipas rregullave u vendos se tre kandidatura janë përmbushur me tre dokumente sipas rregullave dhe kushteve të parapra, ndërsa kandidatura tjetër është hequr me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor”, tha Petrovska.
Kujtojmë se për kryetar kandidoi Dimitar Kovaçevski, Vllastimir Alleksovskisa dhe Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski./Telegrafi/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...