Nismëtarët për një njësi zgjedhore në konferencë për shtyp nga Kuvendi thanë se nuk ka pengesa procedurale për ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe se presin që të dy ligjet të gjenden në seancën e ardhshme.
Ata theksojnë se nuk duhen ndryshime të mëdha dhe se ka kohë për t’u votuar ligjit, kurse Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të jetë e gatshme të zbatojë zgjedhjet në një njësi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është proces i thjeshtë që kërkon vetëm formular të ri për fletëvotimet dhe softuer të ri për numërimin e votave. Vendvotimet mbeten të njëjta, dhe vetëm mbledhja e votave do shkojë në një vend”, tha deputetja Liljana Popovska.
Krahas ndryshmit zgjedhor për një njësi zgjedhore, është propozuar edhe një ligj ku kërkohen lista të hapura. Nisma është dërguar nga 18 deputetë dhe nevojiten vetëm 61 deputetë kurse për listat e hapura nevojitet edhe shumica e bandenterit.
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...
“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund t...
Haradinaj në Prizren: Aleanca prezanton listën e kandidatëve...
Për të dytin vit radhazi, Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari ...
Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e ...