Poposki: Nikollovski nuk bën dallim midis moniorimit dhe kontrolleve zyrtare

16:22 | 8 Shkurt 2016
Arbresh.info

Eksporti në Bashkimin Evropian, Kinë, Rusi, SHBA… është konfirmim i mjaftueshëm se ushqimi në Maqedoni është i sigurt dhe se janë zbatuar të gjithë masat ligjore për kontroll të saj, tha sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) Zoran Popovski, duke i përgënjeshtruar akuzat e zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Sipas Popovskit, është e saktë se AUV nga maji deri në shtator të vitit të kaluar nuk ka firmosur marrëveshje me Fakultetin e veterinarisë, Institutin për shëndet publik dhe laboratorinë shtetërore të fitosanitarisë për monitorim, por arsye për këtë ka qenë, siç theksoi, zbatimi i tenderit ndërkombëtar, në pajtueshmëri me sistemin e ri për furnizime publike, në bazë të së cilit zgjidhet se cili, cili laborator, do ta realizojë monitorimin.

Periudha në të cilën nuk janë firmosur marrëveshjet me laboratorët për monitorim, nënvizoi Popovski, nuk ndikon ndaj realizimit të programeve monitoruese të cilët, madje, siç theksoi, nuk e konfirmojnë sigurinë e ushqimit, por janë tregues më të gjërë për analizë të rrezikut ndaj ushqimit në bazë të së cilës bazohen kontrollet zyrtare.

“Nikollovski nuk bën dallim midis monitorimit dhe kontrolleve zyrtare. Thekson akuza të pabaza sepse nuk e kupton problematikën. Kontrollet zyrtare bëhen gjatë gjithë vitit, ndërsa monitorimi është kontroll jozyrtar i cili mund të realizohet në cilëndo qoftë periudhë të vitit dhe nuk e konfirmon sigurinë e ushqimit, por është vegël për analizë eventuale të rrezikut”, shpjegoi drejtori i AUV-së në konferencën për shtyp dhe edhe një herë potencoi se siguria e ushqimit konfirmohet me kontrollet zyrtare.

Popovski i hodhi poshtë pohimet e Nikollovskit për gjoja moszbatimin e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve në periudhën e theksuar, nga maji deri në shtator të vitit 2015.

“Numri i të sëmurëve nga bruceloza flet mjaftueshëm për faktin se sistemi për mbrojtje të kafshëve është në nivel shumë të lartë dhe jep rezultate. Nga 16.000 dhentë e evidentuara të sëmura nga bruceloza në vitin 2008, numri është zvogëluar në 330 në vitin 2015. Numri i personave të sëmurë nga bruceloza, madje, në vitin 2008 ka qenë 400, ndërsa vitin e kaluar 33”, tha Popovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Popovski tha se rasti me blegtorin nga Sveti Nikolla tek kafshët e të cilit, siç u kumtua në konferencën për shtyp të Nikollovskit, është zbuluar brucelozë, do të shqyrtohet hollësisht me ç’rast do të konfirmohet edhe përgjegjësia.

Në konferencë për shtyp mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë Vanço Kostadinovski i cili edhe një herë nënvizoi se qëllimi i akuzimeve të Nikollovskit është që të fusë shqetësim në opinion, pasiguri tek kompanitë dhe t’i devalvojë projektet e mira qeveritare.

“Eksporti i bagëtisë, qumësht dhe mish në tregjet evropiane, në Kinë, Rusi, Amerikë,…, është konfirmim i mjaftueshëm për kapacitetin e AUV-së  në zbatimin e të gjithë rregullativave dhe kontrolleve të rregullta sipas standardeve më të larta. Qëllimi i zëvendësministrit plotësues teknik është i qartë: në mungesë të ideve, të përshtyhen institucionet, të devalvohet puna e tyre dhe të futet shqetësim tek qytetarët”, theksoi Kostadinovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm