Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Halit Haxhija” në Tiranë, ku një drejtues mjeti duke kryer manovra të rrezikshme, ka përplasur 5 këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Tiranës njofton se ka kapur dhe vënë në pranga autorin, shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamzë.
Sipas njoftimit të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, 39-vjeçari, teksa drejtonte një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur pesë shtetas, të cilët ishin këmbësorë. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, P. B. braktisi automjetin “Audi” në vendngjarje dhe u largua menjëherë. Megjithatë, falë veprimeve të shpejta të policisë, ai u identifikua dhe u arrestua.
Përveç arrestimit, autoritetet kanë bllokuar automjetin dhe 39-vjeçarit i është hequr edhe leja e drejtimit si masë plotësuese. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./rtsh
Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...