Parlamenti i Polonisë sot ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin e protokollit votuan 388 deputetë, një ishte “kundër” dhe dy “të përmbajtur”.
Në arsyetimin e Ligjit për ratifikimin e protokollit, thuhet se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në stabilizimin e Ballkanit dhe do të ndihmojë për vazhdimin e reformave në këtë pjesë të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Polonia është vendi i dhjetë që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vendi i parë që e bëri këtë ishte Greqia, ndërsa më pas edhe Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumani, Lituani dhe Danimarka.
Ndryshe, vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt të këtij viti nënshkruan protokollin për qasje të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
Pas ratifikimit të protokollit nga parlamentet e 29 vendeve anëtare, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve