Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se gjatë një operacioni kontrolli të shtuar për lëvizjen e migrantëve në zonën midis qytetit Shid dhe kufirit me Kroacinë, oficerët e Policisë Kufitare u qëlluan me armë zjarri nga një kamp i paligjshëm migrantësh.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë përleshjes një nga migrantët e armatosur u vra, ndërsa katër të tjerë u arrestuan në vendngjarje. Disa persona të dyshuar arritën të ikin dhe janë ende në kërkim nga autoritetet.
Gjatë aksionit, policia zbuloi një kamp të improvizuar në të cilin qëndronin migrantë të parregullt. Incidenti ndodhi në momentin kur oficerët po ndërmerrnin masa për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar zonën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarë të Departamentit të Policisë së Sremska Mitrovicës, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Lartë Publike, të cilët po udhëheqin hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, shkruan nova.rs
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...