Përmbaruesit dhe avokatët u fyen gjatë përpjekjes për të kryer kontroll në një kafe në Resnjë, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Sipas informatave nga policia, dje në orën 09:00, pas një kërkese me shkrim më herët në stacionin e policisë të Resnjës për ndihmë nga përmbaruesi nga Manastiri, iu është dhënë ndihma për objektin e përmbarimit (bar kafe) e cila gjendet në sheshin e qytetit në Resnjë. Përderisa kishin filluar shkatërrimin e ndërtesës nga një grup i madh personash, të njëjtit janë penguar që ta kryenin veprën, pas së cilës është kërkuar mbrojtje më të madhe policore dhe të njëjtit kanë formuar një kordon mbrojtës. Nga ana e personave të pranishëm janë hedhur kërcënime drejt përmbaruesve, avokatëve dhe të tjerëve dhe në një moment edhe një gruaje nga Resnja, një i afërme i debitorëve, ku është sëmurë me çka është dashur ndërhyrja e ekipit nga institucionet të shëndetit publik në Resnjë. /Telegrafi/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit