Nga SPB Tetovë japin informacione të reja për 57-vjeçarin i cili u gjend i vdekur sot në veturën e tij në Tetovë.
57-vjeçari nga Tetova F.T. është gjetur i vdekur në veturën e tij ku ka pasur plagë nga arma e zjarrit, që është gjetur nga djali i tij në kryqëzimin e rrugës “Kiro Ristovski” dhe “Andrea Sojanoviq”, në Tetovë.
“Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga pjesëtarët e SPB Tetovë me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje të personit F.T. (57). Vetëvrasja është konfirmuar edhe nga prokurori publikë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ngjarja është paraqitur në polici në orën 11:00. I ndjeri ka qenë i punësuar në komunën e Tetovës./telegrafi
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë