Policia ka ndërhyrë rreth orës 14h, në një rast ku dyshohej për presion ndaj votuesve.
Rasti është raportuar në vendvotim te shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair të Shkupit, ku ekipi i TV21, ishin dëshmitar.
Policia ka legjitimuar të dyshuarin që gjendej te dera e oborrit të shkollës, e më pas edhe e largoi nga afërsia e vendvotimit.
Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair, Xhemil Idrizi, thotë për TV21 se raste të ngjashme, të ushtrimit të presionit ndaj votuesve, janë evidentuar edhe në vendvotime të tjera.
Sipas tij, që nga mëngjesi janë regjistruar tentime të tilla, por ato, siç thotë ai, nuk kanë penguar procesin zgjedhor, i cili po zhvillohet në 86 vendvotime.
Në Çair, 56.717 persona kanë të drejtë vote në balotazh, kurse deri në orën 14h, 23% votuan.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...