Pas incidentit të armatosur në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë kumanovari Naip Rexhepi, dhe u plagosën disa persona dhe të cilët po trajtohen në Spitalin Klinik e Tetovës, policia ka nisur aksionin e kontrollit ndaj çdo veture në dalje të Tetovës.
Kontrolli i policisë ndaj çdo makine që del nga Tetova bëhet më qëllim për të kapur të duyshuarit e involvuar në incidentin e armatosur.
Sipas informatave policore janë arrestuar personat me iniciale B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë.
Nga Prokuroria Publike ende nuk e dijnë shkakun e incidentit të armatosur dhe thonë se po punojnë për të sqaruar ngjarjen.
“Në aksionin e organizuar e prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, dy persona pjesëmarrës në të shtënat që me automjet ishin nisur për në Shkup janë privuar nga liria”, thonë nga Prokuroria Publike.
Nga atje thonë se një prokuror kompetent publik nga Tetova po kryen inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të Ministrisë së Brendshme.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari