Një video në të publikuar nga “Telma” shihet se si një policë me uniformë godet me shuplak një djalë të ri
Sipas dëshmitarëve okular, incidenti ka ndodhur dje në rrugën “Partizanska” në Karposh 4. Me shumë mundësi, policia ndaloi djalin për kalim në semaforë të kuq me automjetin e tij, por pas kësaj njëri prej policëve e goditi atë, dhe një tjetër e shtyu atë mënjanë dhe sulmoi verbalisht.
Nga MPB për “Telma” thonë se videoja iu arriti atyre në mëngjes. Bëhet fjalë për njohjen e punonjësve të policisë, pas së cilës do të pasojnë procedurat e duhura. Sipas tyre, përshtypja fillestare është se polici përdori forcë në mënyrë të panevojshme, por vendimi përfundimtar do të pasojë pasi që të bisedohet me anëtarët e Ministrisë së Brendshme.
Përndryshe, tre policët edhe pse janë në terren vërehet nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe doreza./Telegrafi/
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...